Luan me ekipin e Tiranës, futbollistja kamerunase shpreh dëshirën: Dua të martohem me një djalë shqiptar

Klaudia Obogo është një futbolliste kameruanse që mban veshur fanellën e bardhebluve të Tiranës. Prej 3 vitesh jeton në kryeqytetin e vendit tonë, ku zhvillon karrierën e saj. Në një intervistë për “Ftesë në 5“ në “Top Channel“, Obogo ka treguar se futbolli është pasioni i saj më i madh, por nga ana tjetër ka shprehur edhe një dëshirë tjetër të saj. Të gjejë një burrë shqiptar dhe të martohet me të. Ky skenar nuk përjashtohet për lojtaren nga Kameruni, e cila i sheh meshkujt shqiptar si romantikë dhe të sjellshëm, dy cilësi që e bindin për t’i thënë “po” një propozimi.

“Mua më pëlqen të bëj stërvitje me skuadrën, e cila është familja ime. Prindërit janë bërë merak. A do të martohesha me një djalë shqiptar? Pse jo. Nuk kam karakteristika fikse, unë dua një njeri të mirë. Djemtë në Shqipëri janë të sjellshëm dhe janë shumë romantik. Deri tani nuk kam pasur një lidhje me një djalë shqiptar. Akoma jo. Por nuk e lë futbollin për një djalë. Futbolli është pasioni im”, ka thënë Klaudia Obogo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *