Luan kundër Verderit të Rashicës, Kovaç: Një sfidë delikate!

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, ka folur para përballjes së parë me Verder Bremenin në kampionat, para se të përplasen në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë. Trajneri kroat foli për të dyja përballjet, si atë të vlefshme për Bundesligën gjermane, ashtu dhe për atë të Kupës.

“E dimë të gjithë sa i vështirë është kampionati këtë sezon dhe nëse duam të shpallemi kampionë, duhet të jemi shumë të fokusuar kundër Verderit dhe të marrim maksimumin. Ata janë një skuadër në formë të shkëlqyer.

“Këtë vit, janë të pamposhtur dhe kanë shënuar në çdo ndeshje dhe kjo gjë nuk është rastësi, por tregon që kanë kualitet. Do të jetë një sfidë shumë delikate, sidomos ndeshja e kampionatit. Do të fokusohemi te ky takim fillimisht, më pas do të mendojmë edhe për Kupën”, përfundoi Kovaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *