Luajti për moshat kuqezi dhe Dortmundin, mbrojtësi nënshkruan në Kosovë

0

Mbrojtësi shqiptar, Lorik Aliu është lojtari më i ri i Llapit. Sot, me anë të platformës “Facebook”, klubi ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin 22-vjeçar, i cili në të kaluarën ka veshur fanellat e Shqipëri U-17 dhe U-19.

Aliu ka eksperienca të mëparshme edhe në klubin e njohur gjerman, Borusia Dortmund, por aventura e tij në Gjermani u ndërpre për shkak të dëmtimeve të shumta. Pasi ka lënë pas këto dëmtime, Aliu ka gjetur akordin me skuadrën e Llapit dhe ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Njoftimi i klubit

Zyrtare: Lorik Aliu nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Llapin

Mesfushori Lorik Aliu gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare dhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Aliu është pjesë e klubit nga fillimi i edicionit por pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi ka vendosur të nënshkruaj kontratë me klubin.

Lorik Aliu, 22-vjeç, i lindur më 07.05.1996 në Prishtinë është mesfushor defanziv dhe qendror. Aliu më parë ishte pjesë e Prishtinës dhe Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17 e U19. Ai ishte bërë pjesë e gjigantit gjerman, Borusia Dortmund ku kishte bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij por lëndimi ia kishte pa mundësuar qëndrimin atje. Loriku pasi ka kaluar plotësisht lëndimin është i gatshëm t’i ndihmoj klubit në rrugën drejt titullit kampion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg