Luajti kundër Napolit, Maradona i hedh shigjetën Mesit: Nuk do më arrinte dot mua, të jetë e qartë

Lionel Mesi zbriti në fushën e “San Paolo” mbrëmjen e së martës, në sfidën që Barcelona e tij e mbylli në barazim 1-1, duke e lënë kualifikimin të hapur në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Argjentinasi nuk arriti të linte gjurmë në lojë, teksa nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

Në lidhje me prezencën e Mesit në Napoli ka reaguar edhe legjenda e futbollit argjentinas po edhe e skuadrës italiane, Diego Maradona. Ky i fundit luajti për një kohë të gjatë me napoletanët duke u kthyer në idhullin e tifozerisë. Megjithatë, Maradona shprehet se Mesi kurrë nuk mund të arrij atë çfarë ai bëri në Napoli nëse bashkohet me këta të fundit.

“Do të doja të përballesha me të. Mesi erdhi në “San Paolo” në një moment kur Napoli është në rënie. Ai nuk jetoi atë që unë jetova. Ky është një plus për mua në krahasim me Leon, por ai mund të luajë qetësisht në Napoli. Mesi nuk do të jetë i aftë të bëjë atë çfarë bëra unë. Le të jetë e qartë kjo. Gjithsesi uroj që ne napoletanët të kemi një Mesi”, ka thënë Diego Maradona./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *