Luajti 2 ndeshje në 48 orë, Armando Dobra tund rrjetën me ekipin anglez

Talentet e Shqipërisë janë duke bërë një punë të mirë kohët e fundit, duke premtuar një brez të artë për Kombëtaren tonë. Pas suksesit të Marash Kumbullës, apo edhe Brojës që debutoi me ekipin e parë të një prej ekipeve më të rëndësishme angleze, Chelsea, një tjetër lojtar shqiptar po tregon shumë në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për Armando Dobrën. Ky i fundit është pjesë e skuadrës angleze të Ipswich, ku aktivizohet sin ë ekipin e parë ashtu edhe me moshat. Dobra ka qenë protagonist ditën e sotme, ku në ndeshjen që Ipswich U-23 luajti në transfertë me bashkëmoshatarët e Cardiff-it, shënoi edhe golin e vetëm të takimit për të tijët. Ndërkohë, kjo e sotmja ishte edhe ndeshja e dytë për të brenda dy ditëve, pasi më datë 7 u aktivizua me ekipin e parë, me të cilët luajti që nga minuta e 74-t./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *