Luajnë nesër në fushë, shihni formacionet e mundshme të Shqipërisë dhe Kosovës

Shqipëria dhe Kosova do të zbresin në  fushë për të luajtur takimet e tyre përkastësisht kundër Francës dhe Çekisë. Kuqezinjtë do të jenë në transfertë, atje ku kanë një përballje më të vështirë sesa ajo e dardanëve që do të luhet në shtëpi.

Sa i përket formacionit të mundshëm që pritet te kuqezinjtë, nuk ka vend për shumë ndryshime nga trajneri Reja. Strakosha e nis në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Lenjani, Gjimshiti, Mavraj, Ismajli dhe Hysaj.

Për të vazhduar me mesfushën atje ku një vend do të ketë edhe për Ramadanin, në krahë të Xhakës dhe Abrashit. Ndërsa dyshja e sulmit që do të provojë kërcënimin e portës kundërshtare është Uzuni-Balaj.

Në formacionin e mundshëm të Kosovës ka pasur shumë dilema në portë mes Muriqit dhe Ujkanit, por ky i fundit të jetë sërish në stol. Trajneri Shaland ka gjetur zgjidhjen mes Hadërgjonajt dhe Vojvodës që të luajnë të dy në fushë, duke i lënë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe lojtarin e Standard Liege në pozicionin natyral, atë të djathtin.

Qendra e mesfushës pritet të jetë Halimi-Voca, ndërsa sulmi do të përbëhet nga Zhegrova, Berisha dhe Celina. Në majën e sulmit nuk ka asnjë diskutim për Vedat Muriqin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *