Luajnë kundër Juventusit, ironia e Montelës: Do ta zbavisim edhe mamanë e Sarrit!

Ditën e sotme pritët të zhvillohet një nga ndeshjet më të forta të kampionatit italian për këtë javë, ku Juventus do të udhëtojë në Firence për të luajtur transfertën kundër Fiorentinës. Ditët e fundit është përhapur në mediat e shtetit fqinj një intervistë e një prej miqve të Sarrit, duke treguar disa detaje të panjohura mbi teknikun e bardhezinjve.

Ajo se çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte pikërisht se nëna e trajnerit kishte thënë pas zgjedhjes së djalit të saj për të qenë në krye të  Juventusit, duke thënë se nuk do i fliste më.

Për këtë ka reaguar edhe trajneri i vjollcëve, Montela, i cili është shprehur me humor se nëse nëna e Sarrit është mbështetëse e Fiorentinës, atëherë ata do të arrijnë ta zbavisin atë.

“Po thoni se nëna e tij(Sarrit) mbështet Fiorentinën? Atëherë kjo do të thotë se unë personalisht do t’ju ftoj në Artemio Franchi. Do të shihni se do të jemi të aftë ta argëtojmë atë(mamanë e Sarrit)”, ka thënë Montela në konferencën përpara ndeshjes./Sport Ekspres/