“Luajmë ndaj një ekipi që ka goditur portën 1 herë në 4 ndeshje”

Në Gjeorgji janë shumë entuziast pas shortit të rënë me Kukësin, pasi e konsiderojnë skuadrën e tyre, Torpedo Kutais, si favorite për të bërë historinë, duke avancuar në turin “play-off”. Mediat gjeorgjiane janë shumë optimiste, duke paraqitur tek lexuesit e tyre një statistikë që vërtetë lë për të dëshiruar tek Kukësi. “Do të luajmë ndaj një skuadër që ka goditur vetëm një herë portën në katër ndeshje”, thuhet mes të tjerash.

Edhe pse skuadra e Torpedos është një skuadër modeste në Europë, ose më saktë e tilla ka qenë deri para këtij edicioni, pasi për të parën herë arriti që ta kalonte një tur. Gjithsesi, skuadra ka bërë ndryshime të mëdha dhe ka ndryshuar shumë, pasi në ekip janë afruar 8 futbollistë.

Kukësi duhet t’i marrë mirë masat, por në anën tjetër edhe të fokusohet akoma dhe më shumë për të surprizuar gjeorgjianët. Gjithsesi situata te Kukësi është disi jo pozitive, për faktin se humbja me Karabakun ka sjellë jo pak zhgënjim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *