“Luaj falas”, Monako firmos me mesfushorin

Fillimisht gjithçka u anulua, por dëshira e lojtarit vendosi

0

Histori e veçantë nga Franca: Monako firmos me një futbollist që në kontrollet mjekësore e nxorën të dëmtuar. Si ka mundësi?

Uilliam Vankër është një mesfushor 30-vjeçar i cili pjesën e parë të sezonit luajti tek Antaliaspori, por dëshira për t’u kthyer në Francë ishte tepër e madhe dhe nuk mund ta ndalte as një dëmtim i pësuar në vjeshtë.

Ish-futbollisti i Romës dhe Marsejës ndër të tjera kreu kontrollet te Monako, por doli me probleme fizike.

Gjithçka e anuluar, për momentin, por të shtunën Monako e zyrtarizoi afrimin e lojtarit: huazim deri në fund të sezonit.

Sipas mediave franceze, gjithçka ka ndodhur për shkak se mesfushori i tha Monakos: “Vij falas, nuk paguhem derisa të luaj rregullisht dhe të jem 100%”. U tha u bë, Monako gjen mesfushor tjetër pas Fabregas.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.