Lozano i shkel syrin Barçës: Një ëndërr të luaj për këtë klub

Skuadra kampione e Holandës, PSV Eindhoven, do të përballen me Barcelonën në “Camp Nou” në orën 18:55. Ditën e djeshme në dalje për shtyp për takimin ishte trajneri i Mark Van Bomel dhe sulmuesi i talentuar Hirving Lozano.

Meksikani, i cili ka spikatur me përfaqësuesen e tij, por edhe në kampionatin holandez u shpreh shumë i emocionuar për përballjen ndaj Barcelonës, e para në karrierën e tij. 23-vjeçari është rritur duke ndjekur ndeshjet e “gjigantit” spanjoll dhe dhoma e tij ka qenë e mbushur me postera të skuadrës “Blaugrana”.

“Botërori në Rusi shkoi shumë mirë për mua, pasi shumë klube shfaqën interes për mua. Është e vërtete se ka pasur diçka midis meje dhe Barcelonës. Agjenti im më tha se ata janë të interesuar, por të shohim se si do të shkojnë gjërat në vazhdim. Për mua do të ishte një ëndërr e bërë realiteti, nëse zoti do të jepte këtë mundësi, por tani në këtë moment fokusi im është te PSV-ja dhe po përpiqen t’i shijoj sa mundem këtë periudhë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *