Lovren te Milani? Liverpuli i vendos çmimin

0

Dejan Lovren duket se do të jetë lojtar i Milanit. Mbrojtësi kroat nuk shihet më si titullar te “The Red” dhe largimi i tij duket çështje ditësh. Skuadra e favorizuar për të marrë shërbimet e tij, është Milani, që kërkon me ngulm shërbimet e tij.

Siç raportohet nga mediat italiane, kuqezinjtë kanë bërë një ofertë konkrete për kroatin, por që është refuzuar nga Liverpuli. Pritet që Milani të rikthehet me një ofertë të dytë ditët e ardhshme.

Nga Anglia, mediat raportojnë se Liverpuli i ka vendosur çmimin kampionit të Europës, që është 25 milionë euro. Në rast se kjo shumë nuk barazohet nga Milani, Lovren do të qëndrojë në Anfield Road. Mbetet për t’u parë nëse Milani do të paguajë 25 milionë për shërbimet e kroatit, që në të kaluarën ka luajtur për Lionin dhe Sauthemptonin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.