Lovren firmos, te Liverpuli edhe për 4 vite

0

Dejan Lovren ka rinovuar zyrtarisht me Liverpulin, duke zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2021.

Qendërmbrojtësi u transferua te Liverpuli në vitin 2014, nga Sauthemptoni, dhe që atëherë ka luajtur 195 ndeshje e ka shënuar 4 gola për “The Reds”.

“Është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Jam shumë i lumtur, është një tjetër ëndërr që bëhet realitet, pasi gjithnjë kam dëshiruar të qëndroj sa më gjatë te Liverpuli. Mendoj se në dy sezonet e fundit jam paraqitur më mirë sesa në sezonin e parë dhe klubi ma ka shpërblyer, duke besuar tek unë, ashtu si kanë besuar tifozët, të cilët i respektoj jashtëzakonisht, pas gjithçkaje që ka ndodhur”.

Lovren ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 2 gola, ndërsa ka ndërtuar një dyshe solide në mbrojtje me Xhoel Matip, i afruar verën e shkuar.

27-vjeçari ka firmosur për një kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 4.8 milionë sterlina në sezon.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image