Lotito: Vetëm dy klube kanë fituar më shumë, Imobile do bëjë diferencën tek Italia

Klaudio Lotito ka fituar çmimin “Premio Viareggio”, si nderim për menaxhimin e mirë të klubit dhe rezultatet e arritura. Presidenti i Lacios ka folur pas fitimit të këtij çmimi, duke u ndalur te sukseset e bardhekaltërve në epokën e tij.

Lotito jep një mendim dhe për dy ndër lojtarët më të mirë të Lacios: Çiro Imobilen dhe Sergej Milinkoviç-Saviç.

LACIO – “Lacio është një klub i fortë dhe solid. E mbyllëm bilancin me 38 milionë euro fitime dhe çdo gjë është shoqëruar me rezultatet sportive, sepse që kur jam president jemi skuadra që kemi fituar më shumë trofe në Itali, përveç Juventusit dhe Milanit.”

IMOBILE – “Çiro është një djalë shumë i ndjeshëm, te Lacio ndihet si në shtëpinë e tij dhe në kushtet për të dhënë më të mirën. Nuk mund të ndodhë gjithmonë e njëjta gjë te kombëtarja. Aty marrëdhënia është e përkohshme, por mos ta dramatizojmë, sepse Imobile mund të bëjë diferencën dhe tek Italia.”

MILINKOVIÇ-SAVIÇ – “Ai ka një kontratë 5-vjeçare me ne. Pavarësisht çdo gjëje, mua më intereson skuadra dhe futbollistët janë të lumtur e të kënaqur me klubin. Futbolli është i përbërë nga mundësitë dhe situatat e ndryshme që lidhen me momentin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *