Lotito-Inzagi, sherr për shkak të Strakoshës!

Klaudio Lotito dhe Simone Inzagi nuk janë në një mendje. Këtë herë, në mes është portiere i Shqipërisë, Thomas Strakosha, duke qenë se ndërsa presidenti dhe drejtori Tare shtyjnë që Marketi të largohet, pasi është vendosur që, edhe nëse është në formë, të luajë portier i dytë, në krahun tjetër, trajneri shtyn që ai të qëndrojë, pasi ka kaluar problemet. Fakti është që prania e Marketit në skuadër dhe sidomos në stërvitje mund të jetë si një presion shtesë për Strakoshën, që është edhe portieri i së ardhmes, por që fillimisht duhet të konfirmohet si i tashmes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *