Lotito ëndërron titullin: Lacio mund të bëhet Leisteri italian

0

Klaudio Lotito është një njeri ambicion. Biznesmeni italian mori kontrollin e klubit 15 vite më parë dhe ia doli ta shpëtonte Lacion në një moment ku shumë vetë e konsideronin falimentimin të pashmangshëm.

Në një intervistë të fundit për “Corriere Della Serra”, presidenti i Lacios ka deklaruar se dëshiron ta shikojë klubin e tij kampion të Italisë, ndërsa ka pasur dhe komente për të ardhmen e Sergej Milinkoviç-Saviç dhe planet për stadiumin e ri.

MILINKOVIÇ-SAVIÇ – “Sergej është një lojtar që ka treguar se luan me zemër për klubin tonë. E ardhmja varet nga ofertat. Vitin e kaluar refuzova oferta të shumta, kësaj radhe mund të marr një vendim ndryshe, nëse lojtari propozon se ka ardhur koha për ndryshim. Kushdo që të largohet, Lacio s’do të dobësohet, por vetëm do të fuqizohet. Për këtë të mos keni asnjë dyshim”.

ËNDRRA E TITULLIT – “Pse të mos tentojmë titullin. Do të më pëlqente të bëheshim Leisteri italian. Titulli kampion është një ndër shpërblimet që trajneri Inzagi ka në kontratën e tij, nuk e kemi vendosur pa arsye”.

STADIUMI –  “Duhet të kemi shtëpinë tonë. Në këtë mënyrë do kemi mundësi të rrisim të ardhurat.  Duhet t’i bëjmë një propozim administratës bashkiake, por në të njëjtën kohë duhet dhe pak presion nga ana  e klubit dhe tifozëve”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.