Lotito dhe Tare “lëvizin gurët”, rinovojnë dy yjet e skuadrës

0

Humbja në derbi ndaj Romës ka trishtuar jo pak tifozë të Lacios. Por, ditën e sotme klubi lajmëroi një surprizë mjaft të këndshme. Bëhet fjalë për dy rinovime dhe jo rinovime çfarëdo, pasi firmat i përkasin dy lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, mesfushorit Milinkoviç-Saviç dhe sulmuesit Çiro Imobile.

Të dy lojtarët kanë firmosur kontrata afatgjata që skadojnë në vitin 2023 dhe padyshim janë kthyer tashmë në lojtarët më të paguar në klub me një diferencë të konsiderueshme nga pjesa tjetër e ekipit. Rinovimi që ngjall më shumë interes është ai i serbit Milikoviç-Saviç, pasi interesi për të ka qenë i madh dhe zor se lojtari dhe agjentët do të pranonin një kontratë pa një klauzolë largimi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.