“Lotët lejohen, mbani edhe një shami afër”! Andi Lila dhe shumë emocione për figurën e njohur të Kavajës

Një emision shumë i veçantë në “Top Channel”, “Dua të bëj të lumtur”, këtë herë do të prekë edhe temën e dy protagonistëve të futbollit. Të dalë dhe lindur në Kavajë, Andi Lila do të bëj një surprizë të bukur për futbollistin e njohur asokohe në Kavajë, Altin Rricën.

Ky i fundit e ka lënë këtë sport në moshën 27-vjeçare, për shkak të një incidenti të rëndë në vitin 2000, ku u hodh në liqenin e Ohrit dhe mbeti pa ndjenja pasi u përplas në një shkemb. Fatmirësisht jeton ende, ndërsa lëviz me karrocën e invalidit. Mes shumë emocioneve do të zhvillohet ky emision, ndërsa Andi Lila na paralajmëron se duhet të mbajmë edhe një shami afër për lotët. /Sport Ekspres/