Lotët e një kampioni, Çelaj: Jam shpërblyer me 14 mijë lekë, ju tregojë varfërinë ekstreme në familje

“Zgjodha të jem sportist dhe jo hajdut, përtej varfërisë së skajshme të familjes sime”– janë këto fjalët e shkëputura të një 30 vjeçari dhe historisë së dhimbshme të jetës së tij. Klevis Çelaj u shpall kampion boksi për peshat 50 kg në muajin tetor në një turne që zhvillohej në Shkodër. Për arritjen që i është dashur muaj të tëra punë, boksieri vlonjat ësht ëshpërblyer me vetëm 140 mijë lekë të vjetra. Një shumë qesharake e cila nuk i lejon të blejë minimalisht një palë doreza boksi.

I ftuar në emisionin “Historia Ime” në Klan Tv, Çelaj tregon përballë gazetares Milori se varfëria ekstreme ka përfshirë familjen e tij aq sa në një ditë, 5 anëtarët e familjes së tij prisnin të vetmen pjatë me ushqim që kishte siguruar. Nën lotë Klevisi tregon dramën e tij duke u munduar të gjej zgjidhje se kujt duhet t’i jepte ushqimin, motrës së vogël, nënës, babait apo tezës me probleme shëndetësore, pasi vet ishte “i ngopur” nga varfëria./Sport Ekspres/

Një pjesë e rrëfimit:

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra, ke marrë që dole kampion?

Klevis Çelaj: Aq kam marrë..

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?!

Klevis Çelaj: Po plot, sa të duash, pafund..

Mirela Milori: Cilat kanë qenë, nëse mund t’i ndash me ne?

Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shikosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan)

Mirela Milori: Për çfarë të vjen keq që nuk ke në jetën tënde?

Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam..