Mateus: Ronaldo, mos shko në Serinë A!

Është lajmi i ditës, Ronaldo mund të transferohet te Juventusi dhe divorci me Realin është pranë.

Në Itali tifozët e Juves dhe mediat janë çmendur, ndërkohë që të gjithë mendojnë se Seria A do përfitonte nga një emër i tillë.

Megjithatë, ka edhe nga ata që janë shtangur nga zgjedhja e Ronaldos dhe nuk ia këshillojnë transferimin në Itali. Një prej tyre është Gjermani i famshëm Lotar Mateus, i cili në karrierën e vet ka shkëlqyer edhe tek Interi, në fund të viteve ’80.

“Ronaldo  mund të luajë ku të dëshirojë, edhe pse nuk e kuptoj pse duhet të largohet nga Reali. Është në klubin më të mirë në botë, të isha në vend të tij nuk do e lija Realin.

“Përfundoi dashuria me Realin? Nuk e di, është një njeri që jeton nga motivimi dhe Seria A mund të jetë një sfidë, por për mua ai nuk i shënon dot 40 gola në vit në Itali.

“Unë fitova Topin e Artë në Itali, por ishin vite speciale. Nëse Ronaldo shkon për të rritur nivelin, nuk besoj se është nevoja. Juventusi esetë një skuadër e madhe, Roma e Napoli janë pranë, Interi po rikthehet. Edhe pak vite dhe Italia do të kthehet në nivelin që i takon. Vetëm se kur luaja unë nuk kishte konkurrencë, tani Premier Liga dhe La Liga janë dhe do të mbeten shumë të rëndësishme.

“A është një sinjal marrja e një kampioni nga La Liga? Ronaldo është një lojtar klasi, por edhe një apo dy vjet do jetë në majë, do ishte më mirë për Juven të rindërtonte ekipin duke grumbulluar talentet e Serisë A”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *