“Lot“ për Ekuadorin dhe Japoninë, Paraguaj kalon çmendurisht në çerekfinale!

Ekuadori dhe Japonia janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur pas mesnate, e vlefshme për Grupin C të Copa America. Ky ishte i vetmi rezultat që i linte jashtë të dyja skuadrat dhe kështu ndodhi në fund.

Japonia shkoi në kuotën e dy pikëve, ndërsa Ekuadori mori pikën parë. Festa në fund të takimit ishte për Paraguajn që në mënyrë të çmendur arrin të kalojë në çerekfinale.

Themi në mënyrë të çmendur, pasi ka kaluar me vetëm dy pikë të grumbulluara. Tashmë Paraguaj do të ndeshet me Brazilin. Për sa i përket sfidës së Ekuadorit dhe Japonisë golat u shënuan në pjesën e parë, fillimisht nga Nakaxhima dhe më pas nga Mena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *