Lot e tym, Hamburgu bie nga Bundesliga mes kaosit

Ka përfunduar sot kampionati gjerman dhe ashtu si pritej, Hamburgu ka rënë nga Bundesliga. Edhe pse fitoi ndaj Gladbahut 2-1, Hamburgu shpresonte te ndihma e Këlnit, që u mund në Volfsburg 3-1 (Volfsburgu do të luajë ndeshje play-out me vendin e tretë në Bundesligën 2, Holshtajn Kil).

Kjo do të thotë se pas më shumë se gjysmë shekulli Hamburgu humbet krenarinë e vet, sepse ishte i vetmi klub që kishte luajtur çdo sezon në Bundesligë.

Në fundin e takimit nisi revolta e ultrasve, që shëmtuan një ndeshje ku tifozeria ishte e mrekullueshme: tym e zjarr në sektorin ultras, lot te tifozët e tjerë.

Ndërkaq, Bajerni u mund në shtëpi 4-1 nga Shtutgarti, në një ndeshje pa vlerë. Me bavarezët shkojnë në Champions League edhe Shalke, Hofenhajm e Dortmund. Hofenhajmi arriti një fitore të madhe 3-1, por Dortmundi ishte me fat, sepse Leverkuzeni nuk fitoi dot thellë, duke pësuar dy gola në fundin e takimit të fituar 3-2 ndaj Hanovërit (i duhej fitore 5-0).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *