Lot dhe grushte dollapëve, Milanin nuk e mbajnë nervat!

0

 

Post-humbja në “Stadium” ka qenë e ndezur për kuqezinjtë. Mes protestave, sharjeve dhe nervave, disa i kanë nxjerrë inatin dhomës së zhveshjes. Klubi hesht. Montela: “I pashë duke qarë disa”

“Disa nga djemtë s’i përmbajtën lotët”. Me këtë fjali, Vinçenco Montela, trajneri i Milanit, zbuloi atë që kishte ndodhur në përfundim të ndeshjes në dhomat e zhveshjes dhe pasi nervozizmi dhe zemërimi apo tërbimi kishte pushtuar pjesën më të madhe të futbollistëve kuqezi. Aq sa Karlos Baka, i cili u dëmtua dhe kërkoi zëvendësimin, nuk u përmbajt në fund dhe vetëm ndërhyrja e Galianit e Montelës e ndaloi. Sipas disa zërave, madje, kishte lojtarë kuqezi që goditën edhe me grusht pjesën teksa hynin në tunel, ndërsa të tjerë shanin prej së largu arbitrin e ndeshjes. Fytyra të mërzitur dhe koka poshtë, më të rinjtë ishin ata që e ndjenë më shumë.

Dëmet  – Vinçenco Montela, trajneri i Milanit, në fund të ndeshjes me Juventusin, kërkoi ndjesë për reagimin e lojtarëve të tij duke protestuar edhe te arbitri, por nervozizmi ishte aq i madh saqë, sipas agjencisë “Ansa”, në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve kishte dëme materiale. Burime pranë kësaj agjencie flasin për një shfryrje nervash nga futbollistët kuqezi, më së shumti nga Baka, teksa deri tani, asnjë koment nuk është bërë nga klubi kuqezi në lidhje me këtë fakt. Sigurisht që, nëse kjo ka ndodhur, përgjegjësia do të bjerë mbi Milanin. Natyrisht, dëmshpërblimi është gjesti më i vogël, teksa ende duhet zbardhur e vërteta dhe jo të mbetet vetëm te burimet.

Nuk është hera e parë që këtë vit në “Juventus Stadium” ka polemika të këtij tipi. Kështu ishte në Juventus-Napoli, por edhe në Juve-Roma dhe Juve-Inter, me zikaltrit që protestuan një javë më pas, ku tifozët nxorën shamitë e bardha në shenjë indinjate për atë që kishte ndodhur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here