Lorente pranë largimit nga Totenhemi, akord me gjigantin turk

Totenhemi po zhvillon një kampionat shumë të mirë dhe renditet në vendin e tretë në kampionat me 45 pikë, nëntë më pak se Liverpuli kryesues. “Spurs” u kualifikuan më tej dhe në Champions, ndërsa do të përballen me Dortmundin në shkurt.

Klubi londinez nuk bëri fare merkato në verë: zero afrime dhe po aq largime. Por, një sulmues është pranë largimit nga ekipi i Poçetinos. Flasim për Fernando Lorenten, i cili nuk po gjen hapësira në ekip. “Daily Star” raporton se 33-vjeçari spanjoll ka arritur akord me ekipin e Gallatasarajit.

Kontrata e Lorentes me Totenhemin përfundon në verën e ardhshme, por turqit duan ta marrin që në janar. Gallatasaraj po kalon një moment krize financiare dhe nuk ka ndërmend të paguajë për kartonin e spanjollit, duke ia lënë në dorë lojtarit zgjidhjen e kontratës me ekipin anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *