Lorenc Trashi e ëndërron shitjen në janar nga Partizani, goli me Moldavinë ia rriti shumë kreditet

Lorenc Trashi e dëshiron kaq shumë shitjen dhe transferimin nga ekipi i Partizanit në janar. Kjo nuk lidhet me ndonjë konflikt të mbrojtësit me të kuqtë, përkundrazi, por me dëshirën e madhe të këtij lojtari për të bërë një hap më shumë në karrierë.

E nëse kjo do të bëhet realitet, Trashi ka ndoshta shansin e fundit sa është ende në kohë, për t’u larguar nga të kuqtë në janar. Goli i realizuar ndaj Moldavisë ia ka rritur shumë kreditet këtij lojtari. Kjo është parë edhe në besimin e fituar nga vetë mbrojtësi, që në fushën e lojës në kampionatin shqiptar ka pasur më shumë siguri dhe ka një ngritje të niveli nëse e krahasojmë me më parë.

Por enigmë mbetet ekipi që do të shkojë mbrojtësi, pasi gjithçka po punohet në fshehtësi të madhe. Megjithatë, Sherif Tiraspoli mund të jetë një nga skuadrat që mund të interesohet për Trashin, duke parë lidhjen e këtij klubi me transferimin e lojtarëve shqiptarë dhe i përkasin kampionatit të Moldavisë, vendit që Trashi i shënoi me Shqipërinë. /Sport Ekspres/