Lopez befason Klopin, Sevija barazim “fitues”

0

 

Vijareali ka fituar 1-0 përballë Liverpulit në shtëpi me një gol në minutat e fundit, teksa sfida Shahtjor – Sevija mbyllet 2-2, por me avantazhin e spanjollëve

1-0

Vijareal – Liverpul

Shënues: Adrian 90’ + 3’

E enjte, 28 prill 2016, ora 21:05, në “El Madrigal”

Vijareal (4-4-2): Asenjo – Gaspar, Baili (Musakio 76’), Ruiz, Kosta, Dos Santos (Kastijeho 72’), Bruno, Pina, Suarez, Soldado (Adrian 74’), Bakambu. Tr.: Marselino

Liverpul (4-3-3): Minjolet – Klajn, Ture, Lovren, Moreno, Milner, Lukas, Alen, Lalana, Firmino (Benteke 90’), Kutinjo (Ibe 46’).  Tr.: Klop

Gjyqtar: Skomina

Kartonë të verdhë: Kosta

 

2-2

Shahtjor – Sevija

Shënues: Marlos 23’, Stepanenko 36’ / Vitolo 6’, Gameiro 82’ (p)

E enjte, 28 prill 2016, ora 21:05, në “Arena Lviv”

Shahtjor (4-2-3-1): Piatov – Kuher, Ismaili, Srna, Rakitshki, Stepanenko, Marlos (Bernard 90’), Malishev, Taison (Velington 90’), Kovalenko, Ferreira (Eduardo 90’). Tr.: Luçesku

Sevija (4-2-3-1): Soria – Rami, Karriko, Eskudero, Mariano, Krishoviak, Nzonzi, Banega, Vitolo, Konoplianka (Krohn-Dehli 59’, Çoke 72’), Gameiro. Tr.: Emeri

Gjyqtar: Marçiniak

Kartonë të verdhë: Malishev, Srna / Eskudero, Karriko, Krishoviak

 

Gjysmëfinalja e pritur si më e bukura në Europa League ndërmjet Vijarealit dhe Liverpulit rezultoi e tillë, por me vetëm një gol të shënuar në kufijtë kohorë të ndeshjes. Në minutën e 93-të, “nëndetësja e verdhë” i shokoi anglezët me një gol gati aksidental, por të bukur. Lojtari i huazuar nga Barcelona, Denis Suarez, i dha mundësinë Adrian Lopezit të shënonte me portën e boshatisur një gol shumë të rëndësishëm, që mbase do t’i japë kualifikimin për në finalen e madhe të Bazelit skuadrës angleze. Për të ndezur sfidën menduan dy trajnerët Klop dhe Marselino, të cilët patën një zënkë mes tyre, që faktikisht vazhdoi për disa sekonda me një debat të ashpër dhe u mbyll me një përqafim dhe buzëqeshje, që mori të gjitha duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në “El Madrigal”. Ndeshja e kthimit, që do të përcaktojë skuadrën finaliste të “kupës së vogël”, do të luhet të enjten e ardhshme në “Anfield Road”.

Barazimi në Ukrainë – Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër e Europa League, Shahtjor Donjetsk – Sevija, u mbyll në barazim 2-2. Sevija, e cila është fituese dy herë radhazi e këtij kompeticioi dhe sivjet mund të përsërisë të tretin sukses, e gjeti golin e avantazhit me anë të Vitolos pas vetëm gjashtë minutash lojë, pasi futbollisti mik e kaloi topin mes shalëve të Piatovit. Megjithatë, në mesin e pjesës së parë, ukrainasit barazuan me anë të brazilianit Marlos, i cili tregoi të gjitha aftësitë e tij teknike, pas topit të marrë nga Rakitshki. Marlos “ndërtoi” golin e dytë të ukrainasve pas topit që i dha Stepanenko, i cili tundi rrjetën dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë. Megjithatë, nëntë minuta para fundit të lojës, Sevija i çoi shifrat në 2-2 me golin e shënuar nga Gameiro. Ky rezultat sigurisht që favorizon “andaluzianët”, të cilët mund të kualifikohen për në finale edhe me një barazim 0-0 apo 1-1 në shtëpi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here