Lopetegui në rrezik, “Paddy Power” publikon koeficentët për pasuesin

Julen Lopetegui rrezikon shumë postin e tij, ndërsa Real Madrid i ka vënë ultimatum trajnerit spanjoll. Kthesa duhet të vijë në tre ndeshjet e ardhshme kundër Levantes në kampionat, Viktoria Pilzen në Champions dhe klasikja kundër Barcelonës.

Perez kërkon kthesën e ekipit, që nuk fiton dhe shënon prej katër ndeshjesh. Nga ana tjetër, kompania e basteve angleze “Paddy Power” ka nxjerrë kuotat e trajnerëve kandidatë për të zëvendësuar Loeteguin, nëse ky i fundit shkarkohet nga stoli i Kampionëve të Europës.

Antonio Konte dhe Mauricio Poçetino

Mauricio Poçetino mbetet favoriti kryesor, ndërsa pas tij renditen Antonio Konte dhe Guti. Trajneri i Totenhemit mbetet dëshira kryesore e drejtuesve të Realit dhe koeficenti i tij është 3.5. Ai drejton me sukses Totenhemin prej vitit 2014, ndërsa kontrata me klubin anglez skadon në vitin 2023.

Antonio Konte është një tjetër kandidat për të zëvendësuar Lopeteguin, ndërsa koeficenti i italianit është 4.5. Më pas vjen ish-fantazisti i Realit, Guti me një koefiçent 7, ndërsa janë rritur shanset e ish-trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, i cili ka patur koeficentin 34, ndërsa tashmë e ka 15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *