Lopetegui në “mjegull”, spanjollët të bindur për shkarkimin e tij

Real Madrid pa dritë më në fund, pasi mundi Viktoria Pëlzenin dje në ndeshjen e tretë të Championsit. Situata nuk është e mirë tek kampionët e Europës dhe tashmë po flitet gjithnjë e më shumë për një largim nga stoli i madrilenëve i teknikut Hulen Lopetegui. Edhe pse gjasat janë që të vijojë të jetë trajneri i Realit edhe në ndeshjen me kakalanasit, mbetet gjithçka e paqartë, pasi largimi mund të vijë që para kësaj sfide, edhe pse do të ishte një lëvizje që do ta ndërlikonte situatën në klub dhe nuk do të ishte diçka e mirë për skuadrën.

Gazetarët nuk kanë nguruar që ta pyesin Lopeteguin nëse do të jetë ai trajner i realit dhe në fundjavë, por tekniku është shprehur se është personi i gabuar për t’u pyetur për këtë çështje: “Nuk më takon mua që të përgjigje. Unë po mendoj që të vijojmë përgatitjet për ndeshjen e së dielës. Duhet të zbresim në fushë ndaj Barcelonës me ambicie”.

“Ndeshja me Pëlzenin? Ne duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Kishim mjaftueshëm raste dhe duhej të shënonim më shumë. Bëmë një lojë të mirë, e kërkuam fitoren dhe them se e merituam. Ishte një ndeshje e vështirë, këtë gjë duhet ta pranojmë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *