Lopetegui mbron Benzeman: Ishim të pafat, ai do rikthehet te goli

Trajneri i Real Madrid, Hulien Lopetegui, foli para medieve pas humbjes 1-0 në Moskë ndaj CSKA-së. Tekniku bask nuk ua hodhi fajin lojtarëve të tij për disfatën në tokën ruse, duke theksuar se skuadra e tij krijoi shumë raste dhe goditi tri herë shtyllën në takimin e djeshëm.

“Nuk arritëm do të të shënonim në rastet që patëm.  Goditëm shtyllin tri herë, ishim shumë të pafat. U përpoqëm të shënonim në çdo lloj mënyrë, por ishte një ndeshje shumë e rrëmujshme dhe goli që pësuam në minutat e para të takimit bëri që CSKA-ja të kishte një skenar ideal për pjesën tjetër të takimit dhe e përsëris ishim shumë të pafat.

“Futbolli kështu e ka. Duhet të mësojmë nga kritikat dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Alavesit. Ndaj Romës fituam me një rezultat të thellë, por loja e skuadrës nuk ishte perfekte edhe sot e njëjta gjë, nuk është se u zhgënjeva nga loja e djemve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *