Lopetegui: Ia lehtësuam largimin Ronaldos. Spanja? Do veproja njësoj

Julen Lopetegui i është rikthyer largimit të Kristiano Ronaldos drejt Juventusit dhe vendimit të tij për të pranuar ofertën e Realit të Madridit, gjë që solli shkarkimin e tij nga kombëtarja e Spanjës, vetëm pak ditë përpara nisjes së Kupës së Botës në Rusi.

“Nuk kam folur kurrë me Ronaldon, sepse kur unë erdha te Reali ai i kishte shprehur drejtuesve dëshirën për t’u larguar dhe klubi ia thjeshtësoi largimin, duke u nisur nga fakti që ai ishte një lojtar fenomenal, i cili ka dhënë gjithçka për klubin. Vendimi ishte marrë dhe unë e respektova zgjedhjen e tij.

Kombëtarja? Nuk ka patur asnjë keqardhje, sepse unë bëra gjithçka në mënyrë të ndershme. Ishte veprimi i duhur që duhet të bëja në atë moment dhe do e bëja përsëri të njëjtin veprim. U largova nga dhomat e zhveshjes në një mënyrë shumë emocionuese, ishte një lamtumirë e papritur, por shumë e fortë. Por, më duhej të merrja përgjegjësitë e mia për të përballuar atë moment”, përfundon trajneri 52-vjeçar i Realit të Madridit për “El Transitor”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *