Lopetegui flet pas shkarkimit: Besoj te triumfi në Botëror

0

Lajmi i ditës nga Rusia ishte pushimi nga puna i trajnerit të Spanjës Julen Lopetegui. Gjithçka erdhi për gafën e Realit të Madridit, që e bëri publike firmën me trajnerin e Spanjës, diçka që acaroi me të drejtë Federatën Spanjolle, që i ka bërë direkt dalje trajnerit që nuk kishte asnjë humbje në 20 ndeshje si trajner i Spanjës.

Sot në konferencën e pritshme për shtyp doli vetëm presidenti i Federatës Spanjolle, ndërsa Lopetegui nuk u paraqit.

Gazetarët u munduan t’i shkëputin një deklaratë në aeroportin e Krasnodarit para nisjes për në atdhe dhe Lopetegui foli shkurt, qartësisht i dëshpëruar: “Më vjen keq, jam i trishtuar.  Gjithsesi, shpresoj të luajmë një Botëror të madh dhe të fitojmë. Skuadra është e shkëlqyer dhe kam besim se mund ta fitojmë Botërorin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.