Lopetegui buzëqesh për të ardhmen, Perez ka arkëtuar shumën rekord

Prej disa vitesh Real Madrid tregohet shumë i kujdesshëm në ndërhyrjet në tregun e transferimeve. Blerja e fundit “BIG” e kampionëve të Champions-it ka qenë Hames Rodrigez në vitin 2015, ndërsa ka pasur dhe largime të shumta që kanë mbushur arkat e klubit.

Sipas një artikulli të së përditshmes spanjolle “AS”, në arkat e klubit madrilen janë gati 372 milionë euro që mund të përdoren vetëm për përforcime, duke mos cenuar sektorët e tjerë të klubit. Vera e ardhshme do të jetë shumë zënë për drejtuesit madrilen, pasi skuadra pritet të përforcohet më të paktën tri blerje rekord.

Trajneri Hulien Lopetegui nuk e ka fshehur simpatinë e madhe që ka për futbollistin belg Eden Hazard. Sulmuesit i Çelsit do të ketë vetëm një vit kontratë në verën e vitit të ardhshëm dhe në Angli zor se do ta bllokojnë edhe për një vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *