Lopetegi “humbës i madh” si Shusteri, Simeone i përjetësuar dhe Reali që prish mitin “Zidan”

Përfundimi i Superkupës së Europës ka bërë që disa shifra dhe kuriozitete të marrin ngjyrime. Nga stoli te fusha, lojtarët, golat dhe rezultati… Ja ato që duhet të dini pas fitores 4-2 të Atletikos në finalen e madhe të luajtur në Talin.

2007 – Hulien Lopetegi është trajneri i parë në historinë e Real Madridit që humbet ndeshjen e parë zyrtare, që pasi Bernd Shuster humbi në vitin 2007, i sapozgjedhur në stolin galaktik

3 – Diego Pablo Simeone është trajneri i parë në historinë e Atletiko Madridit që fiton një finale ndaj Real Madirdit në tre kompeticione të ndryshme: Kupën ë Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës. Thjesht, “El Cholo”.

4 – Atletiko e Madridit ka shënuar katër gola në një finale ndaj Real Madridit për të parën herë në histori

4 – Real Madridi kurrë nuk kishte pësuar katër gola në dy vitet e drejtimit të Zinedin Zidanit

51’ –Diego Kosta ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e Superkupës së Europës. U deshën vetëm 51 sekonda për të gjetur rrjetën. Rrufe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *