Lomachenko zbarkon në Londër, synon titullin e tretë kampion bote

0

Boksieri i njohur ukrainas Vasyl Lomachenko do të rikthehet më datë 31 gusht në ring. Kundërshtari i mbajtësit të dy brezave kampion bote në peshat e lehta . (lightweight, deri në 59 kg) do të jetë anglezi Luke Campbell.

Lajmi është konfirmuar nga promotori i njohur anglez Eddie Hearn, i cili krahas datës zbuloi se vendndodhja e evenimentit do të jetë në Londra, por pa bërë të ditur stadiumin.

Perveç dy brezave kampion bote WBO dhe WBA të cilët janë në pronësi të Lomachenkos, në këtë duel do fituesi do të marrë dhe brezin kampion bote të konfederatës WBC. Në rast fitoreje, Lomachenko do të jetë vetëm një brez larg (brezi i konfederatës IBF) shpalljes kampion i padiskutueshëm në divizionin e peshave të lehta (lightweight).

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.