Lomaçenko injoron Pakuaion: Një legjendë, por tepër i vjetër

0

Vasilji Lomaçenko është një ndër boksierët më të mirë në qarkullim. Ukrainasi është në një tjetër nivel përsa i përket kategorisë “lightweight” dhe së shpejti pritet që të kalojë në një divizionin “Light Welteweight”. Por, fillimisht i duhet të mundë ditën e nesërme porto-rikanin Hoze Pedraza.

I pyetur në daljen për shtyp para duelit, nëse do të dëshironte të futej në ring përballë legjendës Mani Pakuajo, Lomaçenko ka dhënë një “jo” të prerë, duke thënë se boksieri filipinas (39-vjeç), megjithëse një legjendë, është shumë i vjetër për të qenë një kandidat i denjë për të.

“Nuk jam duke treguar mungesë respekti ndaj Pakuajos, por nuk dua të rrisë famën time duke mundur një legjendë që i ka ikur koha. Unë e di cila është rruga që duhet të ndjek. Ka shumë boksierë të mirë, që mund të krahason me mua. Karriera e Pakuajos ka mbarur. Nuk dua të bëhem legjendë duke mundur atë”, tha Lomaçenko.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.