“Lokomotiva nën drejtimin e shqiptarëve“/ Klubi kroat e ka të qartë nga i buron suksesi, shpërndan bandën e shqiptarëve

Lokomotiva e Zagrebit po përjeton një sukses të madh në kampionatin kroat ku gjendet në vendin e dytë në renditje, pozicion ky që të dërgon në kualifikueset e Champions League. Por një arritje e tillë nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e atyre që quhet si “banda e shqiptarëve“. Futbollistët si Uzuni, Cokaj, Mersinaj, Kastrati, Tuci kanë dhënë një kontribut të çmuar këtë sezon me golat, asistet dhe paraqitjet e tyre në fushë.

Këtë e di mirë edhe vetë klubi kroat, që e pranon në një farë mënyrë se Lokomotiva e tyre ka si drejtues pikërisht lojtarët shqiptarë, të cilët e kanë udhëhequr skuadrën në shinat e duhura, ato të suksesit drejt Champions League. Me një postim në faqen zyrtare në “Twitter“, Lokomotiva e Zagrebit ka shpërndarë një foto të “bandës së shqiptarëve“ të cilët tregojnë simbolin e kombit tonë, shqiponjën. Ndërsa bashkangjitur fotos shkruhej: “Lokomotiva në drejtimin e shqiptarëve“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *