Lokomotiva e Zagrebit shkon në çerekfinale, një dorë i vjen edhe nga Myrto Uzuni

Lokomotiva e Zagrebit ka fituar me rezultatin 0-3 ndaj Vinogradarit dhe ka siguruar kështu një vend për në çerekfinalet e Kupës së Kroacisë. Protagonist në këtë takim ka qenë edhe sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i cili në minutën e 76 dyfishoi shifrat, pasi arriti të dërgonte topin në rrjetën kundërshtare, duke ndihmuar kështu ekipin e tij për të kaluar në fazën tjetër.

Ndërkohë 5 futbollistë shqiptarë ishin të pranishëm në fushën e lojës në këtë ndeshje, ku Uzuni, Kastrati, Mersinaj dhe Tuci e kanë nisur nga minuta e parë ndërsa Cokaj do të hynte si zëvendësues në pjesën e dytë të takimit, më konkretisht në minutën e 78./Sport Ekspres/