Lokomotiva e “shqiptarëve”, në ekipin e parë edhe futbollisti nga Rrësheni

Skuadra e Lokomotivës së Zagrebit ka nisur fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit. Për skuadrën kroate luajnë edhe 5 futbollistë shqiptar, që kanë ndihmuar jo pak ekipin deri në këtë periudhë ku kampionati ndodhet. Por trajneri Tomiç ka vendosur që të marrë me ekipin e parë edhe një tjetër lojtar shqiptar.

Bëhet fjalë për Albion Markun. Ky i fundit luan me U-21 e Lokomotivës, ndërsa është afruar në ekipin kryeqytetas gjatë merkatos së verës. Kjo është një mundësi e mirë për Markun që të bëjë më të mirën në fushë dhe të përpiqet në këtë mënyrë që të zërë një vend në ekipin e parë të kroatëve, ku do i bashkohej emrave të tjerë shqiptar, si Uzuni, Kastrati Tuci, Cokaj, Mersinaj./Sport Ekspres/