Lojtari që njeh vetëm fitore, “mbreti” i 2018-ës është një juventin

Në kohën e sotme, mund të gjejmë lloj lloj statistikash mbi sportin e futbollit. Një ndër to është se cili është lojtari me më shumë fitore gjatë një viti të kaluar. Uebsajti “footballdatabase.com”, ka zbuluar listën me futbollistët që kanë fituar më shumë ndeshje gjatë vitit që lamë pas.

Vendi i parë mbahet nga mesfushori i Juventusit Blez Matuidi me 48 fitore gjatë të gjithë vitit kalendarik. Francezi fitoi kampionatin dhe kupën e Italisë, ndërsa ishte një pjesë thelbësore e kombëtares së Francës në triumfin në Botërorin “Rusi 2018”.

Vendi i dytë mbahet nga dy lojtarë njëkohësisht. Angel Di Maria dhe Antuan Grizman, që kanë regjistruar 45 fitore. Vendi i tretë i podiumit ndahet nga Roberto Firmino, Ivan Rakitiç dhe sulmuesi arabo-izraelit i Red Bull Salcburgut, Munas Dabur, të tre këta futbollistë kanë fituar 44 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *