Lojtari që ka qenë te Milani dhe do të vijë te Flamurtari, bëhet fjalë për mbrojtësin Taiwo

Sinan Idrizi do të bënte një deklaratë të bujshme në mbrëmjen e djeshme për “Zona Gol”, duke u shprehur se dy lojtarë të Milanit, që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre më herët, do të vijnë te Flamurtari.

Pavarësisht zërave se FIFA ka bllokuar merkaton për vlonjatët, përforcimet nuk kanë të ndalur. “A2News” shkruan se emri i parë që do të vijë në Vlorë është mbrojtësi Taye Taiwo. Mbrojtësi 34-vjeçar ka qenë për disa kohë pjesë e Milanit dhe ka luajtur me skuadra të njohura. Por në kohët e fundit ka qenë pjesë e ligave amatore, ndërsa deri në 23 dhjetor 2019, aktivizohej në kategorinë e katërt të Italisë. Tashmë mbetet të shihet nëse Taiwo mund të ndihmojë dhe të jap sadopak kontribut për Flamurtarin dhe nëse është ende në gjendje për të bërë diçka të tillë. /Sport Ekspres/