Lojtari që humbi rastin e pabesueshëm ndaj Anglisë, Skënderbeu zyrtarizon talentin Arbnor Muja

Skënderbeu nuk di të ndalet sa i përket zyrtarizimeve të lojtarëve të rinjë që po merren pak ditë para nisjes së javës së katërt në Superiore. Dy të tilla kanë ardhur vetëm sot, ndërsa pasi u njoftua për një mesfushor të marrë nga Gana U-21, vjen zyrtarizimi i Arbnor Mujës.

Ky i fundit ka firmos një kontratë dy vjeçare dhe i është bashkuar ditën e sotme koçarëve. Muja ishte pjesë e ndeshjes së Kosovës U-21 që u zhvillua ndaj Anglisë U-21 dhe shihet me një potencial shumë të lartë. Megjithëse në përballjen me “tre luanët” ka humbur një rast të pabesueshëm, ndërsa duhej vetëm të shtynte topin në rrjetë pasi porta gjendej e zbrazët. Roli i tij në fushë është si mesfushor i djathë ose sulmues, ndërsa ka luajtur me Trepçën dhe Braunschweig. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *