Lojtari pohon firmën me bardheblutë, Tirana fiton garën për shërbimet e mesfushorit

Tirana ka përforcuar mesfushën e saj këtë merkato, duke siguruar shërbimet e futbollistit Lancinet Sidibe. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për elitën e futbollit shqiptar, teksa më parë ka qenë pjesë e Teutës dhe e Flamurtarit dhe numëron plot 61 paraqitje në Superiore.

Lojtari 23-vjeçar ka gjetur akordin me bardheblutë e Tiranës, megjithëse në luftë për shërbimet e tij ishte edhe Teuta që kërkonte ta rikthente edhe një herë tjetër në ekip. Një gjë të tillë e konfiron vetë mesfushori afrikan për “Fansat e Futbollit Shqiptar”, ku shprehet: “Po, jam lojtari më i ri i Tiranës. Sonte kam firmosur me klubin”./Sport Ekspres/