Lojtari më i mirë në Maqedoninë e Veriut, vlerësohet mbrojtësi shqiptar

Çmimi i shkon futbollistit të Shkëndijës

0

Qendërmbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Visar Musliu, është shpallur si futbollisti më i mirë i kampionatit të Maqedonisë së Veriut nga media maqedonase “MAKFUDBAL”. Mbrojtësi i lindur në Gostivar ka qenë një ndër lojtarët kyç në suksesin e skuadrës tetovare, ndërsa ka dhënë dhe një kontribut te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ku është një titullar i padiskutueshëm.

Futbollisti 24-vjeçar ka dhe një vit kontratë me Shkëndijën, por gjasat që janë që klubi tetovar ta shesë lojtarin te një skuadër e huaj. Për momentin është folur për një interesim të skuadrave të ndryshme në Hungari, por e ardhmja e Musliut mbetet ende një enigmë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.