Lojtari i Vitit, Van Dijk ka votuar për rivalin kryesor

0

Premier Liga po i afrohet fundit, me një garë të pabesueshme mes Liverpulit dhe Mançester Sitit, dy ekipe fantastike, që kanë kaluar që tani kuotën e 80 pikëve në renditje.

Me shumë interes pritet edhe zgjedhja e Lojtarit të Vitit në Premier Ligë, pasi gara është e egër mes disa lojtarëve që këtë sezon kanë qenë madhështorë.

Sipas mediave britanike, favoriti i madh është qendërmbrojtësi i Liverpulit Virxhil van Dijk, i cili është kokë më kokë me Rahim Sterling.

Vetë Van Dijk është treguar korrekt dhe sportiv në maksimum, duke zbuluar se ia ka dhënë votën e vet pikërisht yllit të Sitit, autor i 15 golave dhe 9 asisteve deri tani.

Van Dijk tha: “Votova për Rahim Sterling. Bëra atë që mendoja dhe mendova se ai e meriton. Ka zhvilluar një sezon fantastik. Mendoj se mund të votoja edhe për Bernardo Silvën, apo për disa lojtarë te Siti, por për të qenë i ndershëm mendoj se Sterling është përmirësuar jashtëzakonisht si lojtar. Të shohim a do e fitojë çmimin”. 

“Çmimet individuale? Nuk e di, në fund nuk e mban askush mend kush ishte më i miri, por kush fitoi trofeun. Ne duam titullin kampion, të tjerat janë dytësore”.

Rregullorja nuk lejon që futbollistët të votojnë për lojtarë të ekipit ku luajnë, ndaj Sterling nga ana e tij ka votuar për Herri Kejn.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.