Lojtari i vitit në Francë, shpallet fituesi

0

Është zgjedhur lojtari i vitit 2018 në Francë. Në një garë, që ishte mjaft e fortë, pasi kombëtarja franceze fitoi Kupën e Botës triumfues u shpall, Kilian Mbape. Sulmuesi i PSG-së la pas Rafael Varan, i cili fitoi dhe Championsin me Realin e Madridit, por dhe Antuan Grizam, i cili fitoi me Atletikon e tij, Europa Ligën dhe Suerpkupën e Europës.

Çmimi jepet nga revista prestigjioze “France Football”. Në sezonin që lamë pas Mbape shënoi 34 gola, 25 prej të cilëve me fanellën e PSG, ndërsa 9 me fanellën e “gjelave” të Francës. Kurora e lojtarit më të mirë francez, mbahej nga Ngolo Kante, por tashmë i përket 20-vjeçarit Mbape.

Gjithashtu është shpallur dhe formacioni i vitit për Ligën e parë franceze në bazë të statistikave, ku normalisht ekipi që përfaqësohet më së shumti është  PSG, me katër lojtarë. Tiago Silva, Rabio, Mbape e Nejmar janë parizienët e 11-shes më të mirë. Emiliano Sala në majë të sulmit dhe Nikolas Pepe nga krahu i djathtë, plotësojnë ofensivën e formacionit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.