Lojtari i PSG-së në “hall”, i grabisin 600 mijë euro

Të jesh futbollist sot do të thotë që jo vetëm je një figurë publike, por ke mundësinë të bëhesh një milioner. Erik Maksim Çupo-Moting luan te PSG, një prej klubeve më të pasura në Europë dhe jo vetëm. Gjermano-kamerunasi, ashtu si pjesa më e madhe e futbollistëve që kanë pasuri të çmendur, nuk ngurojnë që një pjesë të të ardhurave t’i mbajnë në shtëpi, duke blerë gjëra të shtrenjta.

29-vjeçari ishte në fushë në ndeshjen kundër Liverpulit, por hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij në katin e katërt të një ndërtese luksoze, ku kanë marrë çfarë kanë mundur. Dëmi që i kanë shkaktuar lojtarit të PSG-së është mjaft i madh, pasi sipas llogarive të policisë nga dëshmia e lojtarit, atij i është marrë një vlerë prej 600 mijë eurosh.

Hajdutët nuk janë kursyer, pasi kanë arritur deri aty sa të marrin edhe dhuratat që lojtari kishte paketuar për festat e fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *