Lojtari i muajit shkurt, njihuni me më të mirin e Premier Ligës

Premier Liga ka zgjedhur lojtarin më të mirë të muajit shkurt. Nuk kishte aspak dyshime për fituesin, i cili është Serxho Aguero. Sulmuesi i Sitit ka shënuar 7 gola në kampionat gjatë muajit më të shkurtër të vitit: dy trigolësha dhe një kundër Uest Hemit.

Këto gola i ka shënuar në 311 minuta aktivizim, që i bie një mesatare të frikshme prej 1 gola në 44 minuta! Aguero i shënoi nga tri gola Arsenalit (3-1) dhe Çelsit (6-0) brenda pak ditësh. Ai shte deçiziv edhe kundër “Çekiçëve”, ndeshja që nuk dhuroi më gola.

Siti ka arritur të parakalojë Liverpulin në krye të kampionatit. Ekipi i Klopit kishte një diferencë të madhe, por “Qyetarët” e Guardiolës numërojnë një pikë më shumë, ndodhen në formë të shkëlqyer dhe vijnë nga 5 fitore rresht në kampionat.

https://www.facebook.com/premierleague/videos/816542918698848/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *