Lojtari i Milanit ul figurën e Messit dhe Ronaldos: Askush nuk duhet t’i ketë si idhull, në fenë time nuk ka njeri të veçantë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë lënë padiskutim një gjurmë të madhe në historinë e futbollit. Të dy lojtarët së bashku numërojnë 11 Topa të Artë si dhe dhjetëra tituj individual e të fituara me ekipet e tyrë përkatëse. Klasi i tyre asnjëherë nuk është mohuar nga profesionistët e futbollit dhe për shumë prej tyre tema e vetme e diskutimit është se cili prej tyre ndodhet më lartë, pra askush nuk mund t’iu afrohet suksesit të tyre.

Por diçka e pazankontë na vjen nga Italia, ku lojtari i Milanit, Ismail Bennacer, ka thënë se Messi dhe Ronaldo nuk kanë asgjë ndryshe nga futbollistët e tjerë dhe për këtë arsye nuk kanë pse të jenë frymëzim për të tjerët. Në një intervistë për gazetën italiane “Gazzetta Dello Sport”, kur u pyet nëse kishte idhull Messin apo Ronaldon, u shpreh se feja e tij e ka mësuar që nuk ka asnjë person të veçantë.

“Nuk kam asnjë koleg që ta kem idhull. Unë i admiroj ata, por nëse ka ndonjë event për të nderuar Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi kur të lënë futbollin nuk do të bashkohem. Nuk është arrogancë, por thjesht e kundërta. Feja ime më mësoi se përulësia është thelbësore, kështu që Ronaldo dhe Messi janë njerëz si të gjithë të tjerët.”- u shpreh Bennacer./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *