Lojtari i Interit godet rëndë Federatën: Na rrezikuan deri në momentin e fundit, e mbyllën nga Rugani

Mbrojtësi i Interit, Godin, ka kritikuar rëndë Federatën e Futbollit në Itali. Sipas vetë lojtarit, janë lejuar skuadrat dhe pjestarët e saj që të rrezikonin seriozisht shëndetin deri në momentin e fundit, madje duke kërkuar kohë edhe për të marrë vendimin e mbylljes së kampionatit. Juventus-Inter ishte ndeshja që rrezikoi dhe mbajti në ankth gjithë Italinë, pasi u luajt në kohën e gabuar dhe Rugani doli pozitiv.

“Ne futbollistët kemi qenë të ekspozuar deri në fund, madje kërkuan edhe kohë për të parë nëse mund të luhej ende, deri kur sistemi shëndetësor u rrëzua. Kemi luajtur për javë, vazhduam të stërvitemi dhe me dyer të mbyllura, derisa doli Rugani pozitiv. Ne dhe Juventusi u futëm menjëherë në karantinë dhe më pas na ndaluan kampionatin. Por nga ajo ndeshje kishte shumë mundësi që të infektoheshim. E menduan Koronavirusin si problem kinez dhe që nuk do përhapej në vende të tjera. I morën masat shumë ngadalë dhe nuk e ndaluan këtë që po ndodh”, tha Godin. /Sport Ekspres/