Lojtari i Bylisit shpërthen ndaj Hoxhës: Analist futbolli dhe bari delesh, ato bombat i gjete në stadium?

Artan Hoxha ka hyrë gjithmonë e më tepër edhe në studiot ku flitet për futboll. Në mbrëmjen e djeshme ka dalë edhe te “Procesi Sportiv”, duke thënë se disa prej aktorëve kryesorë të futbollit në Superiore janë për burg.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe lojtari i Bylisit, Jurgen Goxha. Ky i fundit ka sjellë ndërmend edhe rastin tjetër që u komentua nga Hoxha gjatë derbit Tirana-Partizani, ku u shpreh se ajo që kishin përgatitur tifozët bardheblu për rivalët e tyre, ishte më shumë se e rrezikshme.

E nisur me një qeshje ironike, Goxha vazhdon: “Analist futbolli(bari delesh), po bombat i gjete në stadium në derbi apo ishin të plasura? Tani do të fusësh arbitrat në burg se nuk po i del me njerëzit e thjeshtë”, shkruan Goxha. /Sport Ekspres/