Lojtari i 12-të nuk zhgënjen, Juve merr një lajm fantastik

0

Juventusi po përjeton një prej periudhave më të suksesshme të historisë së tij. Fitimi i “Serie A” të sezonit që vjen do të ishte i nënti radhazi, një rekord gati i paarritshëm. Përveç kësaj “Zonja” çdo vit po mbledh yjet më të mëdhënj të botës, duke e bërë këtë ekip të konkurojë klube si Real, Barça apo Bajern.

Marka e klubit është rritur jashtëzakonisht shumë. I gjithë ky sukses i garantuar bën që shkallët e stadiumit të jenë të mbushura plot e përplot. Juventusi ka konfirmuar shitjen e plot 95% të abonimeve sezonale në “Allianz Stadium”.

Janë plot 27700 veta, që është e sigurtë se do jenë në stadium në çdo ndeshje të “Zonjës së Vjetër”. Shifra këto që shumica e klubeve Serie A nuk mund t’i imagjinojë. Risia e këtij viti është se do të ketë më shumë bileta në dispozicion për tifozët që duan të shikojnë vetëm një ndeshje. Duhet të themi se kapaciteti i stadiumit të Juventusit është 41507 persona të ulur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.